Fillimi i Puntorisë së Vizionimit Rajonal!

15/04/2019

UN-Habitat/ Programi për zhvillim gjithëpërfshirës, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë mbledhur ekipe ndër-disiplinore të zyrtarëve teknikë, që përfaqësojnë institucionet partnere- Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, si dhe organizatat joqeveritare nga i njëjti rajon, me synim të vizionimit dhe planifikimit të së ardhmes së bashku.

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave nga proceset e ngjashme, të cilat janë duke u zbatuar në kontekste dhe rajone të ndryshme, ftesa për aktivitetin i është shtrirë edhe komunave mysafire të Graçanicës dhe Kamenicës.

Vizionimi rajonal do të hapë rrugën për hartimin e planeve zhvillimore komunale të komunave përkatëse dhe në fund të do të rezultojë me identifikimin e çështjeve dhe projekteve prioritare për zbatim në shkallë rajonale, në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, mjedisit, etj. Bashkëpunimi për zhvillim ndër-komunal dhe rajonal do të jetë shtyllë kurrizore për zbatimin e këtij vizioni të përbashkët për veriun e Kosovës.

Sot, si pikë fillestare, ne kemi hartuar hartën e parë të kujtimeve të veriut të Kosovës.

Na ndiqni për të mësuar më shumë për rezultatet e vizionimit dhe planifikimit rajonal.